Përkundër faktit se janë dëbuar mbi 15 000 shqiptarë nga pjesa veriore e Mitrovicës si dhe komunat e tjera serbe,edhe më tej më një dinamikë edhe më të madhe vazhdon Kolonizimi I Mitrovicës së Veriut.
Planet kolonizuese sa vinë e bëhen më serioze në tokat shqiptare. Si duket këtë po e ndihmon jashtëzakonisht shumë edhe mos interesimi dhe neglizhenca e institucioneve shtetërore të Kosovës për këtë pjesë.
Së fundmi Qeveria e Serbisë ka nisur ndërtimin e një vendbanimi prej 300 shtëpive ,për kthimin e afro 1500 serbëve nga Serbia. Ky projekt madhor i investimit të Serbisë në Kosovë si duket është më i madhi që nga pas lufta deri më tani.
Ky projekt i promovuar nga autoritetet serbe do të shtrihet në hapësirën në mes të komunës së Zveçanit dhe të Mitrovicës së Veriut i quajtur si “ Lugina e Diellit “ ( ne shqipe ).
Në promovimin dhe fillimin e punimeve të këtij projekti kolonizuës ishin prezent edhe shumë zyrtarë serbë të institucioneve të Kosoves, ku u mbajten edhe fjalime propagandistike dhe nxitjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Duhet të rikujtojmë së përveç okupimit të të veriut të Kosovës,Serbia ka dëbuar nga vendbanimet e tyre mbi 15 000 banorë,ka djegur dhe shkaterruar shtepit shqipetare,ka vendosur strukturat paralele ku një pjesë e tyre është duke luajtur rol të dyanshëm si në Policinë e Kosovës njëkohësisht në atë të strukturave paralele. Gjithashtu Serbia ka shtri veprimtarin e vetë shkatërruese ndaj Kosovës edhe përmes Asociacionit të Komunave Serbe të nënshkruara në Bruksel nga institucionet e Kosovës me ato Serbe.
Atëherë mbesin disa pyetje që asnjëherë nuk morën përgjigjen e duhur ‘
- Ku janë kufijtë real të shtetit të Kosovës..?
- Deri ku shtrihet sovraniteti i Kosovës..?
- Ku është kufiri real me Malin e Zi..?
- Zyrtarët serbë të institucioneve të Kosovës kujt po i shërbejnë..?
Si dhe pyetje të tjera që asnjëherë nuk morën përgjigjen adekuate.