Besim Bilall Ukëhaxhaj (10.4.1962 - 2.6.1998)

Besim Bilall Ukëhaxhaj (10.4.1962 – 2.6.1998)

Besim Ukëhaxhaj lindi më 10 prill të vitit 1962, në Carrabreg të komunës së Deçanit nga një familje bujare e punëtore. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Deçan, ndërsa Shkollën e Lartë për Turizëm e kreu në Opati.

Pat punuar në pushimoren e fëmijëve në Deçan, deri me rastin e pushimit të institucioneve të Kosovës. Si i tillë, Besimi nuk e pranoi pushtetin e dhunshëm serb dhe lëshoi punën, për t’u kacafytur me vështirësitë financiare të familjes. Në anën tjetër, atë e preokuponte gjendja e rëndë kombëtare e ndrydhur nën peshën e rëndë të robërisë gati shekullore, që përbënte gati më tepër se gjysmën e kombit.

Prindërit Bilall e Ajne Ukëhaxhaj patën shtatë fëmijë, dy djem e pesë vajza. Besimi ishte fëmija i dytë i tyre. Gjatë viteve ’90-ta, Besimi ishte pjesëmarrës i të gjitha manifestimeve demonstruesve antijugosllave në rajon. Fillimin e luftës në Kosovë, e priti me padurim. Më dy prill 1998 iu përgjigj kushtrimit për liri dhe u mobilizua ne Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke kryer detyrat e nevojshme që i ngarkoheshin. Në radhë të parë u paraqit nevoja për furnizimin me armë, pa të cilat nuk mundë të bëhej luftë e mirëfilltë, për shkak të forcave të pabarabarta, shqiptaro-serbe. Për këtë arsye, Besimi dy herë ishte në Malësi për furnizimin e vetes dhe të UÇK-së me armatim. Vetë, mbajti automatik.

Në ofensivën e ashpër të Carrabregut me rrethinë u dallua si ushtar i shquar, kudo e kurdoqoftë i gatshëm për sakrificë, kryesisht me armë në dorë e punë të tjera të nevojshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Më 2 qershor 1998, Besimi Besimi bashkë me kushëririn, Faikun detyrohen të përballën me forcat armike në afërsi frontale, mu në mes të fshatit të lindjes dhe në rrethim të hekurt, kur pas një lufte të ashpër e të pabarabartë të forcave serbe e pas shpenzimit të municionit të shumtë që disponuan, ranë heroikisht në mbrojtje të vendlindjes e të atdheut, duke siguruar përjetësinë dhe nderin atdhetar, duke dhënë shembull se si duhet vdekur për atdhe.

Që të dytë, Besimi e Faiku, ranë me rastin e një sulmi ushtarako-policor, të ardhur hajnisht nga fushat jug-lindore të fshatit, ku ju kërkua dorëzimi nga armiku i ardhur nga ana e poshtme, nga vija e kundërt e sulmit të fshatit Carrabreg, duke mbrojtur pozicionet ushtarake nga armiku në afërsi rreth 40-50m.

Për shkak të jehonës së ofensivës e peshës strategjike luftarake me për masa të gjera të ZOD-it, në këtë fshat, po atë ditë patë ardhur edhe Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, me Maliq Ndrecajn, një njësit ushtarësh nga Gjakova e një tjetër nga Rrezari.

Qëndresa e tyre ka mundësuar edhe një kohë të mirë mbrojtjen e pozicioneve të pikave të tjera përgjatë frontit. Në vendngjarje, për rreth trupave të tyre, u gjetën qindra gëzhoja plumbash të shpenzuara nga të dyjat palët (armike e mbrojtëse), por nuk u gjetën edhe trupat e rënë të njësive ushtarako-policore serbe, sepse ishin tërhequr nga armiku me ndihmën e autoblindave.

Për këtë ditë plagoset rëndë komandanti i Nënzonës Adem. Z. Ukëhaxhaj, i cili në orët e vona ndërron jetë në spitalin ushtarak të Rrezarit dhe hynë në përjetësi bashkë më të rënët e tjerë të asaj dite.

Rënia e këtyre tre dëshmorëve të Carrabregut të Poshtëm, edhe pse nuk e lëkundi moralin luftarak, paraqiti nevojën e një rirreshtimi të sforcuar për riorganizim të valës luftarake, punë që u krye me sukses.

Heroizmi i Besimit e i kushëririt e bashkëluftëtarit të tij, Faikut, u bë shembull e frymëzim për luftëtarët e tjerë të rajonit.

Varroset në livadhet e fshatit bashkë, me kushëririn, Faikun. Pas luftës, në shtator të vitit 1999, trupat e tyre barten në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan dhe i rivarrosën me nderime të larta ushtarake.

Gjashtë fëmijët e Besimit (dy djem e katër vajzat rriten e krenohen me krenarinë e babait të tyre që u përjetësuan në altarin e lirisë, bashkë me mijëra dëshmorë të tjerë të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …