Besim Hazir Paçarizi (12.9.1969 – 22.5.1999)

Besim Hazir Paçarizi (12.9.1969 – 22.5.1999)

Besim Paçarizi u lind më 12.9.1969, në Dragobil të Malishevës, nga babë Haziri dhe nënë, Hajrie Kryeziu nga Mleqani, të cilët sollën në jetë shtatë fëmijë: Ismeti, Sadia, Zeneli, Zejnia, Ganimetja, Besimi dhe Besniku. Besimi arsimin fillor e mbaroi në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri’ në Prizren, kurse të mesmen, Gjimnazin “Gjon Buzuku”, pokështu. në Prizren. Sikur shumë të rinj të kohës, edhe Besimi përjetoi diskriminimin e autoriteteve të atëhershme jugosllave ndaj arsimit shqip, sidomos pas ngjarjeve të vitit ’81, me ç’rast rinia shkollore dhe ajo studentore shqiptare u ngritën në kërkim të të drejtave të tyre kombëtare, ku kulmi i padrejtësive ndaj popullsisë shqiptare arriti në vitin ’89 me suprimimin e Kushtetutës së Kosovës, së cilës do t’i merreshen edhe ato pak të drejta që gëzonte nën regjimin e ish Jugosllavisë.

Më 28.3.1989, sikurse në të gjitha qytetet e Kosovës, edhe në Ortakoll, lagje e Prizrenit, u organizuan demonstratat dhe protestat kundër masave që ndërmorën ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë të saj autoritetet serbe në krye me Sllobodan Millosheviqin. Besimi, së bashku me babanë dhe vëllezërit e tij, Ismetin dhe Zenelin merr pjesë aktive kundër këtyre masave diskriminuese, ku autoritetet serbe të sigurisë e arrestojnë dhe e dënojnë me 60 ditë burg së bashku me të vëllanë, Zenelin, kurse babai Haziri dhe vëllai tjetër Ismeti lirohen në “mungesë provash”. Në pamundësi që të regjistrojç Fakultetin për shkak se ishte etiketuar si armik i rendit kushtetues dhe i regjimit, filloi ta menaxhojë suksesshëm bisnesin privat familjar, përmes së cilit siguronin të ardhura të mira materiale.

Gjatë viteve të ’90-ta, kur të gjithë punëtorët shqiptarë u larguan dhunshëm nga vendet e tyre të punës, vëllezërit Paçarizi ndihmuan dhjetëra familje në nevojë me artikuj të ndryshëm ushqimorë e higjienikë, por edhe me para. Në prag të luftës në Drenicë, Besimi vuri makinerinë e tij në dobi dhe sherbim të popullsisë, duke hapur dhe shtruar rrugë alternative për lëvizje më të sigurtë të qytetarëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së në zona të mdryshme. Më 19 shtator 1998 bie në pusi të ngritur nga forcat serbe në vendin e quajtur Gryka e Dobërdolanit dhe dërgohet fillimisht në Prizren e pastaj në burgun e Prokuples. Që andej sillet në burgun e Dubravës, ku më 22 maj ekzekutohet së bashku me të burgosurit e tjerë.

Në rresht për pushkatim ishte edhe i vëllai i tij, Ismeti, i cili mrekullisht shpëton nga ekzekutimi, por me dhembje të papërshkrueshme për humbjen e të vëllait dhe shokëve të tij. Për fatin e Besimit dhe të tjerëve ka dëshmuar i vëllai Ismeti, në duart e të cilit ndërroi jetë Besimi, të burgosurit, të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë Masakrës së Dubravës, në mesin e tyre edhe Sabri Arifaj nga komuna e Gjakovës, mirëpo identifikimi i mbetjeve mortore është bërë në bazë të ADN-së, pas zhvarrosjes së trupit nga Varrezat e Rakoshit. Rivarrimi është bërë më 31.8.2003 në Varrezat e dëshmorëve në Malishevë. Vëllezërit e dëshmorit të lirisë, Besim Paçarizi, në Dragobil, pikërisht te pika e karburanteve, pronë e familjes Paçarizi, i kanë ngritur Besimit një lapidar, në shenjë kujtimi të përjetshëm për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës, kurse këngëtarë dhe poetë të ndryshëm i kanë thurë këngë dhe vargje, dëshmorit Besim Paçarizi. (Ismet  Sopi)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …