Besim Ilazi

Besim Ilazi është zgjedhur kryetar i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Kaçanik

Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur të hënën pasdite kuvendin zgjedhor në degën e Kaçanikut, pas përmbylljes së zgjedhjeve në 24 nëndegë të kësaj komune, ku morën pjesë mbi 2 mijë aktivistë. Siç njofton PDK, në garën për kryetarë të degës kandiduan Besim Ilazi dhe Azem Guri, ndërsa pas numërimit të votave të 157 delegatëve, Besim Ilazi u konfirmua kryetar i degës së PDK-së në Kaçanik. Nënkryetari i PDK-së, Bajrush Xhemajli tha para delegatëve se zgjedhjet në Partinë Demokratike janë duke dëshmuar sërish adresën më të sigurt politike të qytetarëve të Kosovës. Pas zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Kaçanik, delegatët pjesëmarrës zgjodhën edhe 45 anëtarët e këshillit drejtues të degës si dhe 14 delegatë për konventën qendrore të partisë. Partia Demokratike e Kosovës, deri tani ka mbajtur zgjedhjet në rreth 300 nëndegë të saj ndërsa deri në fund të procesit zgjedhor do të mbahen edhe zgjedhjet në 900 nëndegë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …