Besimtarët e krishterë, sot kremtojnë Festën e Krishtlindjeve, e cila ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit. Për nder të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme. Në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në ora 18:00 bëhet pritja solemne, ndërsa në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës për të vazhduar më pas me meshën solemne të Krishtlindjeve e cila fillon në ora 24:00. Mesha dhe ceremoni festive do të këtë edhe në Ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor. Krishtlindjet janë një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së tij. Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …