Besimtarët islamë në Maqedoni manifestimin qendror për Kurban Bajrami e mbajen në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepi, në mesazhin e tij të urimit me rastin e festës së Kurban Bajramit tha se sakrificat tona nuk duhet të konsistojnë vetëm në therrje të kurbanëve, ato duhet t’i kemi të përditshme. Duke u ruajtur nga tundimet e ndryshme me të cilat na sprovon kjo jetë, në fakt ne qëndrojmë gjithnjë në rrugën që na shpie deri te kënaqësia e Krijuesit tone, është shprehur, myftiu Sylejman Rexhepi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …