Me rastin e Kërshëndellave, besimtarët
e fesë katolike në kishën e Shën Ndout në Prishtinë sot kanë mbajtur meshën,
gjatë të cilës janë lutur për paqe e dashuri njerëzore. Dom Lush Gjergji nga
Ipeshkvia e Kosovës në fjalën e tij tha se të gjithë janë të gëzueshëm e të
lumtur. Sipas tij, këtë ditë të gëzueshme e bëjnë edhe veprat e Nënës Terezë, të
cilave sot përulet edhe bota, ku ajo jep shembullin më të mirë për paqe duke
mos bërë asnjë dallim, feje, kombi apo race.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …