Për festën e Fitër Bajramit, besimtarët e fesë islame janë uruar edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. “Gëzuar te gjithë besimtarëve Festën e Fitër Bajramit! Kjo ditë le të sjellë në mesin tonë paqe, dashuri dhe harmoni. Pas përmbylljes së Ramazanit që simbolizon sakrificë shpresoj që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajt e tjerë, sepse janë të rëndësishëm për shoqërinë tonë. Urojmë edhe krerët e UÇK-së që janë duke u gjykuar padrejtësisht në Hagë dhe që festat e tjera t’i festojmë bashkërisht” ka uruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ndërkohë, edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar besimtarët e fesë islame për këtë festë. “Të gjithë besimtarëve myslimanë urime Festa e Fitër Bajramit! Në këtë festë ndajmë përgëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin. Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati” ka uruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
