Besimtarët myslimanë në Shqipëri kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit të Ramazanit mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u lut që Zoti në këtë festë ta begatojë dhe ta mbushë me mirësi dhe paqe vendin tonë. “Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur”, u shpreh Spahiu. Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …