Besnik Berisha edhe zyrtarisht Kryetar i Klubit të Hendbollit “Kastrioti” femrat

Në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Ferizajt është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës së kryetar të klubit të hendbollit “Kastrioti” femrat. Skënder Ramadani i cili deri më tani ishte kryetar i këtij klubi, këtë detyrë ja dorëzoi Besnik Berishës i cili aktualisht mban edhe pozitën e zëvendësministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale. Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në pranin e drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani, të drejtoreshës së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku si dhe para lojtareve të këtij klubi. Me këtë rast drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ka falënderuar kryetarin e deritanishëm Skender Ramadani për sukseset e arritura të këtij klubi, ndërsa ka thënë se edhe në të ardhmen nuk do të mungojë përkrahja e Komunës së Ferizajt për këtë klub. Ndërsa, kryetari i deritanishëm i këtij klubi Skënder Ramadani, ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dal në ndihmë këtij klubi kur kishte nevojë, ndërkaq ka theksuar se deri tek dorëheqja ka ardhur si pasojë e shumë angazhimeve të tjera të cilat i ka. E nga ana tjetër kryetari i ri i klubit të hendbollit “Kastrioti” femrat, Besnik Berisha, ka thënë se do të angazhohet që të siguroje edhe fonde shtesë për këtë klub, duke marr parasysh rezultatet që i kanë treguar vazhdimisht ky klub. Pavarësisht problemeve financiare ky klub vazhdon të mbetet në Supërligën e Kosovës në hendboll, ndërsa mbetet si njëri ndër ekipet me të suksesshëm që nga pas lufta në hendboll. Vitin e kaluar ky klub ka qenë edhe finalist i kupës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …