Avokati, Besnik Berisha, në një konferencë me gazetarë ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë krim dhe se arrestimi i tij ka qenë veprim skandaloz dhe arbitrar, për shkak të inateve personale. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të kritikave drejtuar prokurorit të rastit dhe ministres Haxhiu. Avokati Berisha tha se prona e tij u pushtua nga dhjetëra zyrtarë të policisë në krye me prokurorin. Një i persekutuar nga pushteti, i arrestuar në mënyrë arbitrare që i ka dhënë besën vetës që nuk do të ndalet as një ditë të vetme për të shpërfaqur në publik skandalet e këtij pushteti dhe atyre që vijnë. Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, është sanksionuar pasi e ka goditur pushtetin për një skandal, në Klan Kosova. Prokurorit ia kam bërë me dije që unë marrë veprime të ligjshme. Pastaj e kuptova që jam para tij për shkak të inateve personale, kritikave të mia publike për ministren dhe prokurorin, tha mes tjerash avokati i njohur, Besnik Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …