Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, është cituar nga mediet të ketë thënë se Berlini dhe Parisi zyrtarë janë në pritje të një përgjigje nga kryeministri Albin Kurti lidhur me propozimet që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi dhe se për këtë çështje është vendosur një afat kohor. Nga Berlini e përsërisin në vazhdimësi se është bindje e Qeverisë Gjermane se çështjet politike që çojnë drejt normalizimit të plotë në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohen në mënyrë vendimtare dhe të shpejtë në mënyrë që të mos krijohen hapësira për përshkallëzim në terren. Në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, javën e kaluar ka treguar se top-këshilltarët e Scholz dhe Macron gjatë vizitës së tyre në Prishtinë dhe Beograd, bashkë me propozimet kanë lënë edhe afatin kohor për përgjigje. “Mendoj se Albin Kurti do të dërgojë përgjigjen e tij në momentin e duhur, tha ai.