Zëvendëskryeministri dhe shefi i delegacionit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi, ka treguar se sa e lartë është gjoba për serbët që nuk i shndërrojnë targat nga ato të Serbisë në tabela me mbishkrime të Kosovës. Në një fjalim e tij gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd, Bislimi tha se gjoba mund të arrijë rreth 150 euro. Qytetarët serbë që kanë targa të paligjshme do të marrin paralajmërime për ndërrimin e tyre sa më shpejt”. Pas kësaj, policia do të duhet t’u shkruajë gjoba. Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se ka vendosur të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale deri më 31 tetor. Kjo është përgjigjja për ndjeshmërinë e shtuar ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë. Kemi zhvilluar diskutime të brendshme edhe kemi ardhur në përfundim të sjellim për propozim për shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. (Sinjali)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …