Besnik Bislimi ka raportuar para Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për dialogun me Serbinë

Besnik Bislimi ka raportuar para Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për dialogun me Serbinë

Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun me Serbinë. Ai gjatë raportimit është pyetur nga deputetja e PDK-së,  Ariana Musliu-Shoshi nëse Asociacioni i Komunave Serbe është kusht për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Bislimi nuk ka dhënë përgjigje direkt,  por ka përsëritur apelin e BE-së që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohet pa kushte, pasi BE-ja ka evidentuar se pala serbe ka numër më të madh të marrëveshjeve që nuk i zbaton. Brukseli  thotë, duhet të implementohen marrëveshjet, nuk ka kushte, e njëjta BE thotë se lista e mos implementimit të marrëveshjes është më e gjatë te pala serbe, nuk e di pse i fryni kësaj teme?”, tha Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Koalicioni opozitar synon të marrë mbi 60% të votave dhe të qeveris pa bashkëpunim me Kurtin

Kryetari i AAK-së dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se koalicioni opozitar …