Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, ka kritikuar ashpër Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit. Sipas tij Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion. Nuk jemi të interesuar që marrëveshja të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që në atë moment kur të konstatohet që marrëveshja ka vdekur, askush të mos drejtojë gishtin nga z. Lajçaku si ndërmjetësues, ai ka heq dorë nga marrëveshja e Brukselit, apo kalimit nga një marrëveshje për normalizim në një marrëveshje për Asociacion, që është shumë e rrezikshme, mendon zëvendësi i kryeministrit, Besnik Bislimi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …