Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari serb, Aleksandër Vuçiq mund të takohen gjatë këtij muaji

Zëvendës-kryeministri për  Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq mund të takohen në tetor. Ai në Komisionin për Integrime Evropiane, ka thënë se një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar. Duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se kjo temë është pika e pesë e takimit të ardhshëm të grupit punues për liberalizimin e vizave, por nuk dha datë kur hiqen vizat. “Ky është hapi i parë, por jo edhe i fundit pasi janë edhe pesë hapa të tjerë. Ne shpresojmë që të gjitha etapat të përmbyllen brenda një afati të shkurtër por e shohim të panevojshëm të japim datë. Sipas z. Bislimi është vlerësim i përgjithshëm se Kosova për nga përmbushja e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian është dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …