Besnik Bislimit i refuzohet pjesëmarrja në Samitin e Tiranës për shkak se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm

Besnik Bislimi për Radio Gorazhdecin: Gjykatën Kushtetuese e Kosovës është e korruptuar, jo kompetente, jo kredibile (!)

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, duke folur për Radio Gorazhdecin në gjuhën serbe  e ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si të korruptuar, jo kompetentë, jo kredibile. Gjykata Kushtetuese, është adresa ku duhet të  dërgohet  edhe projekt -statuti i Asociacionit. Besnik Bislimi sulmoi Gjykatën Kushtetuese  si jo kompetente dhe për më tepër, ai tha se “ne si qeveri rezervojmë të drejtën e interpretimit” dhe se “kurdo që Qeveria beson se po i keqshërbejnë drejtësisë atëherë është e vështirë të veprojmë në pajtim me këso vendime”.  Gjykata jonë Kushtetuese është e njohur në prodhimin e dokumenteve, vendimeve kontroverse dhe këtë e shohim në baza ditore sepse besojmë që atyre u mungon kompetenca dhe kredibiliteti. Dhe ky s’është i vetmi vendim i kushtetues që s’ka mundur të gjejë zbatim”, ka thënë Besnik Bislimi. Qeveria jonë  beson se kjo gjykatë, (e cila nuk po na bindet neve) po i keq shërben drejtësisë dhe për ne është e pakuptimtë  të veprojmë në pajtim me këso vendime. Është vështirë të veprojmë në bazë të tyre, ka thënë Besnik Bislimi për Radio Gorazhdecin. Mendja njëdimensionale e këtij zyrtari pretendon se gjithçka në Kosovë duhet të jetë sipas shijes, bindjes, veprimeve dhe vendimeve që merr ai dhe shefi i tij. Ja çfarë mendësie  totalitare, vulgare e banale shpreh zk-ja,  Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …