leoni

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: Propozimi franko-gjerman për çështjen e Kosovës është shumë më afër qëndrimit të Serbisë, por…

Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe shefi i delegacionit për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi, është cituar të ketë deklaruar  se propozimi franko-gjerman për çështjen e Kosovës është shumë më afër qëndrimit të Serbisë nga perspektiva e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. që zhvillohet në Bruksel. Në një fjalim online në Forumin e Sigurisë në Beograd, Bislimi tha se Kosova dëshiron të marrë një marrëveshje përfundimtare dhe njohje reciproke nga ai dialog, ndërsa për Serbinë është e rëndësishme që ajo të mos jetë një marrëveshje përfundimtare dhe të mos përfshijë njohje reciproke. “Nga kjo perspektivë, propozimi franko-gjerman është shumë më afër qëndrimit të Serbisë sepse nuk paraqet marrëveshje përfundimtare dhe nuk përmban njohje reciproke në këtë fazë. Bislimi theksoi se të dyja palët janë pajtuar që nuk është produktive të zbulohet dokumenti në këtë moment, sepse do të “vriste shpirtin” e gjërave pozitive që duhet të sjellë dokumenti, shkruan Danas.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …