Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka komentuar rreth deklaratave të kryeministrit se Mogherini e ka mbytur dialogun. “Mogherini ka devijuar nga roli i saj ndërmjetësues duke u bërë shpesh imponuese në këtë proces. Qasja e tillë e Bashkimit Evropian në raport me Kosovën ka qenë edhe më herët dhe për këtë kemi folur shumë herë. Por kritikat e kryeministrit janë tendencë për me i kamuflu dështimet e brendshme, duke përdor një frymë armiqësore ndaj BE-së”, ka thënë Bislimi, në konferencën e thirrur për sigurinë e punëtorëve në punë. Ai ka përsëritur qëndrimin e Vetëvendosjes se nuk do t’i bashkohen Ekipit Negociator. Sipas Bislimit, dy bashkëkryesuesit e propozuar nuk kanë legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, ngase Fatmir Limaj i ka veç 5 për qind në Kuvend, ndërsa Shpend Ahmeti nuk është as deputet. “Së pari duhet bërë një analizë dialogut të deritashëm, para se të shkohet në fazën tjetër”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …