Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi, tregoi për një gazetë serbe se për çka lëshoi pe Qeveria Kurti në raport me bashkësinë ndërkombëtare për të arritur deri te një marrëveshje me Serbinë. Ai tha se mungesa e njohjes formale në marrëveshje të propozuar nga Gjermania e Franca ishte koncesioni që e bëri Kosova. Këtë argument ai e zbuloi në kohën kur po përballet me presion për të pranuar Planin Europian të implementimit që nis sa më parë me Asociacionin. Kësaj deklarate i bëri jehonë edhe shefja e diplomacisë, Donika Shvarc, e cila tha se ky ishte kompromisi i madh i Kosovës. Ajo u pyet nga Zëri i Amerikës se a ka pasur ndryshim qëndrimi nga Qeveria Kurti, e cila proklamonte në vazhdimësi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, me pranimin e një marrëveshje ku s’ka njohje formale nga Serbia, zonja Shvarc tha se si hap të ndërmjetëm pranuam, që fillimisht të shkojmë me një marrëveshje, e cila e bën njohjen de facto dhe jo de jure të Republikës së Kosovës, është kompromisi më i madh që kemi bërë, pranoi zonja Shvarc.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …