Besnik Bislimi

Besnik Bislimi, tregon kulturë akademike para deputetëve të cilët i quan rrenacakë, sikur të ishte në ndonjë lokal nate

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi i Vetëvendosjes i kapluar nga revolta e mundshme qytetare lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike  sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës ku ka thënë se opozita po gabon  dhe po rren në interpretim të të dhënave. “Po ju tregojmë që disa herë dhe ju po rreni”, ka thënë zëshëm dhe trimërisht, kryetrimi Vetëvendosjes, Besnik Bislimi. Kjo fyerje drejtuar deputetëve në Kuvend ka ngjallur reagime  me goditjen e tavolinave, duke krijuar zhurmë, në shenj revolte për fjalorin e rrugaçit që ka përdorur zëvendësi i Albin Kurtit. Fjalori i përdorur nga zëvendëskryeministri ka ngjallur edhe pakënaqësi tjera, me ç rast ka reaguar  edhe  shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri. Edhe Besnik Tahiri i AAK-së, i ka thënë Bislimit se si profesor universitar kjo gjuhë nuk duhet të përdoret, pasi është jashtë nivelit të kulturës. Me rastin e krizës së rëndë të situatës në vend po rritet arroganca e qeveritarëve, në mungesë të dijes, kulturës, tolerancës, duke menduar se me sjellje të tilla nxirret vendi nga kriza ku e ka përmbytur Qeveria Kurti.

Gjuha e ndragur dhe arrogante e mujsharëve të Vetëvendosjes e përdorur në Kuvend  flet më së miri për mungesë elementare të kulturës, aq më tepër nga njerëz që kanë qëndisur  gjokset me tituj “akademcash” e lavde, ndërsa institucionet i konsiderojë si katedra me studentë. Kjo sjellje, sidomos kur vendi po kalon krizën më të rëndë ekonomike  deri tani, kur revoltat qytetare do ta bëjnë të vetën, në radhë të parë tregon mungesë njerëzie e solidarësie. Është për t u habitur edhe me disa nga deputetët e opozitës, të cilët duket se tashmë janë mësuar t’ i  gëlltisin fyerjet si pa të keq dhe reagimin e vetëm e bëjnë me rrahje  e tavolinave ku rrinë ulur. Ndërkohë kryekuvendari, Konjufca, ka kërkuar nga deputetët të mos përdorët fjala gënjeshtër, duke i ikur sinonimit “rrenë”, të cilin e përdor edhe vetë dhe duke sqaruar se ajo fjalë është përdorur vazhdimisht në Kuvend,  por pa specifikuar se deputetët e cilës parti  e përdorin ditë për ditë. Konjufca mundohet t ia mbrojë “namuzin” dhe  edukatën familjare bashkë-partiakut të vet, mbase edhe duke u nisur nga fjalori i tij, sidomos kur ishte në opozitë, ndërsa tani që është bërë “haxhi”, po bën përpjekje ta mbajë gjuhën.   (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …