Sot, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Krushë të Madhe në emër të familjes Riva nga Berni i Zvicres dhe Teuta Hoti vajzës së dëshmorit të kombit Dr. Fahredin Hotit, dorëzova donacion me pajisje moderne për analizat e gjakut, analiza të urinës, tre aparate për matjen e tensionit të gjakut, 3 aparate per matjen e nivelit të shqerit në gjak dhe reagencat e nevojshme.
Të pranishëm gjatë dorëzimit ishin personeli mjekësor i QMF “Dr. Fahredin Hoti” në Krushë të Madhe, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale znj. Saranda Sallteku,U.D. i Drejtorit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec dr.Elbunit S. Kryeziu kryeinfermierja z.Bukurije Çanta, trajnerja për infermieri familjare dhe përgjegjëse për vaksinim z.Nexhmije Hoti, zyrtari nga Komuna e Rahovecit z. Ardian Rama.
Ky donacion i çmuar do ti ndihmojë shumë punëtorët shëndetësor dhe pacientët e shumtë nga Krusha e Madhe e fshatrave përreth.
Faleminderit familjes Riva dhe Teuta Hotit për donacionin e çmuar!
BFHoti
07.04.2023
Krushë e Madhe