leoni

Besnik Prishtina: Kush po bën përpjekje t’ ua marrë paratë ish të burgosurve politikë?

Paralel me lajmin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi për ndarjen e 55 milionë Eurove për shpërblim, apo zhdëmtim ish të burgosurve politikë, në koordinim me te doli edhe lajmi se Jakup Krasniqi është deklaruar se ato para do të duhej të shfrytëzoheshin për krijimit të një FONDI, për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…”!

Dikush tjetër tha që “…Me këto para të themelohet një FOND dhe një ÇMIM liridashës, i cili do të quhej Adem Demaçi – Adem Jashari” (që të vidhet edhe në emrin e tyre)! E dikush tjetër tha që: “…baca Adem edhe të gjithë shokët e tij duhet t’i marrin këto mjete, e pasi t’i marrin, të ulen e të mendojnë se ku dhe në çfarë fondi do t’i derdhin si donatorë..”! Ai e quan marketing politik deklarimin e Elmi Reqicës dhe të Jakup Krasniqit se do t’i dhurojnë këto mjete për nevoja humanitare…”! Unë do të plotësoja këtë edhe me atë se kjo është edhe pjesë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e ardhshme republikane! Sidomos kur partia e SHIK-ut e humbi Mitrovicën, Ferizajn, Gjilanin, Vitinë, Lypjanin. Tani ju vyen edhe me shumë para për vjedhjen e votave përmes blerjes e korrupsionit, për te rikthyer e për të uzurpuar pushtetin!

Kanë harruar të thonë se paku “… fondi për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…të burgosurve politikë…” sepse e din e se ashtu ka mundësi që ish të burgosurit politik të kenë nën kontroll se ka po shkojnë 55 milion Eurot e tyre !

Ata u deklaruan gjoja se ata janë e të gatshëm për dhurimin e parave të veta “…për një fond për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…”, por në realitet ata mendojnë që krejt shumën prej 55 milionëve Euro me ndal për vete! Kjo plaçkitje parave të ish të burgosurve politik ka fillua të përflitet e të përgatitet qe disa kohe nëpër zyre e nëpër oda si fazë propagandistike për me i bind ish të burgosurit politike që ata të heqin vet dorë nga parat e veta dhe ato t’ua dhurojnë liderëve të PDK-ës në emër të krijimit të një fondi gjoja “…për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…”!!

ÇKA NDODHI ME PARAT NGA FONDET TJERA NË TË KALUARËN?

Kështu është vepruar edhe me parat e FONDEVE TJERA, duke fillua nga:

– FONDI i solidaritetit që cili është dhanë si para me fajde nga administruesit për tu pasuruar vet; nga

– FONDI i 3% i Bukoshit dhe bandës se tij të që përmes DARDANIAJ BANKES është “zhdukur në drejtim të pa njohur” (të njohur që ç´ke me te); nga

– FONDI i “huas popullore për Drenicën” të Isa Mustafas e Bukoshit e deri te

– FONDI Vendlindja Thërret të Adem Grabofcit me kusarët e vet.

 

Këta pirat të FONDEVE humanitare që sot numërohen se janë nder pasaniket me te mëdhenj në Republikën se Kosovës e kanë fillua debatin për krijimin e një FONDI të ri të ngjashëm edhe nga parat e të burgosurve politik shumë ma herët se sa me ketë doli Qeveria publikisht. Koha ka me e vërtetua se a është apo jo pjesëmarrës në përgatitjen e kësaj plaçkitje edhe vet Hashim Thaci! Ne po supozojmë tani për tani se Hashim Thaci nuk ka hile në këtë punë të ndyrë!

Por, nëse Hashim Thaqi nuk ua dorëzon parat e veta një për një ish të burgosurve politik dhe lejon që ato para të vidhen përmes të krijimit të fondeve për hajni, atëherë që nga fillimi edhe ky është pjesëmarrës në ketë vjedhje të parapërgatitur! Po supozojmë se Hashim Thaqi nuk do të merr pjesë ne këtë vjedhje dhe se në mënyrë të ndershme nga arka e shtetit do ti derdh mjetet e secilit të burgosur në konto numrat e tyre privat e jo ne konto numrin e Shoqatës se ish të Burgosurve Politik ku po përgatitet vjedhja!

Jakup Krasniqi dhe shokët e tij moti i kanë kompensuar ditët e veta të burgut duke u pasuruar nga buxheti i Republikës se Kosovës, bile edhe duke nxjerr ligje për të siguruar privilegje të ndryshme material për vete! Dhe si ministra e deputet të votave te vjedhura ata e kanë plaçkitur buxhetin kudo ku kanë mundur përmes te mëditjeve marramendëse e shpenzimeve të veta turistike jashtë vendit. Nëse krahasohet pasuria e tyre para 1999 dhe pas 1999 deri me sot, ose nëse krahasohet si po jetojnë ata vet dhe si po jeton populli, do të del se ata meritojnë hetime, konfiskim të pasurisë se pa ligjshme dhe përgjegjësi penale! Sepse derisa ata janë pasuruar, gjendja sociale e shoqërisë sonë ashte varfëruar deri në mjerim!

KTHIMI I ISH TË BURGOSURVE DHE ISH USHTARVE TË UÇK-ës PAS LUFTE NË MËRGIM, NË VITIN 1999, EMOCIONALISHT ËSHTË NJËSOJ SI ME I PAS KTHYE ATA DHE FAMILJET E TYRE NËPËR BURGJET JUGOSLLAVE

Më të mjerët e këtij mjerimi janë pikërisht ish të burgosurit politikë dhe luftëtaret e UÇK si brenda si jashtë vendit, të cilët kurrë nuk morën, por gjithmonë vetëm dhanë për lirin e Kosovës. Jo dëshira por halli i qoi në emigracion shumë ish të burgosur e shumë ushtar të UÇK-ës, sepse ose nuk patën shtëpia ose nuk patën pune ose nuk i patën të dyja bashkë, andaj nga halli shkuan dhe qëndrojnë kundër dëshirës se vet në mërgim. Derisa ata janë në mjerim, kolaboracionistet titist dhe ahtisarist e familjet e tyre vazhdojnë të e bëjnë kokrrën e sefasë, edhe pas 1999 si vasal të sundimit kolonial të Brukselit! Bile për shume titist u hap rruga që të hynte në institucione të pushtetit edhe pas 1999, u benë deputet e ministra edhe disa çetnik serb e malazez, boshnjak, turq e gabel, por për 15 vjet Adem Demaçi, jo qe vetëm u pengua të behet President, por as Deputet të Republikës se Kosovës nuk e lan të zgjidhet! Në institucionet e Republikës së Kosovës nuk e kemi prezentë asnjërin nga organizatoret e vërtetë të Demonstratave te vitin 1981 për Republikën së Kosovës. Por, institucionet e Republikës së Kosovës sot kemi shumë nga ata që pas 1981 kanë qen ne anenë e Beogradit kundër krijimit të Republikës së Kosovës!

Pas 1999 edhe mes të burgosurve politik ndodhi një diferencim i ri ne ata që i mbeten besnik kauzës kombëtare dhe në ata që e tradhtuan atë! Ata ish të burgosur politik e ish luftëtar të UÇK-ës që e shkelen BETIMIN e UÇK-s dhe shndërruan në vasal te Brukselit sot jetojnë në sefa dhe nuk kanë nevojë fare për para të tjera. Me qëllim u ndala te ish të burgosurit politik e ish luftëtar të UÇK-ës që jetojnë në emigracion sepse për kompensimin e tyre as që behet fjalë, edhe pse kthimi i tyre në mërgim pas 1999 emocionalisht është njësoj si me i pas kthye ata dhe familjet e tyre nëpër burgjet jugosllave. Në vend se të sistemohen ata brenda institucioneve, në vend tyre brenda institucioneve u sistemuan farefisi i disa liderëve të korruptuar dhe disa që funksionet e veta i blen me para!

Qeveria duhet të mendoje për hartimin e një programi për kthimin e ish të burgosur politik e ish luftëtar të UÇK-ës nga emigracioni në Republikën e Kosovës sepse këtë a´u ka borxh Republika e Kosovës të gjithë luftëtarëve te lirisë dhe familjeve te tyre si brenda si jashtë vendit! Vetëm zori i madh mundet ti detyron njerëzit që ter lëshojnë atdheun dhe të marrin rrugët e mërgimit! Prandaj, Qeveria duhet të mendoj edhe për kthimin e riatdhesimin e gjithë shqiptarëve tjerë të mërguar!

A ka logjik që mundet me e arsyetua faktin që sot në Republikën e Kosovës jetojnë me mire ish udbashet e familjaret e tyre që kanë lufta kundër Republikën e Kosovës se sa ata që kanë qen nëpër burgje, në mërgim dhe që kanë marr pjesë edhe në luftën e armatosur për krijimin e Republikën e Kosovës!? Si ka mundësi të hartohen dhe te jetësohen programe nga Qeveria e Republika se Kosovës për rikthimin e ish kolonizatorëve çetnik serb e malazez në Kosovë, duke ju ndërtua shtëpia e duke ju hap vende pune, ndërsa shqiptaret që me terror shtetëror fizik e me dhunë politike e sociale u detyruan ta braktisin Kosovën në kuadër te spastrimeve etnike shoviniste sllave, të mos ketë kur far përkujdesje për rikthimin e tyre!

Qeveria e Republikës së Kosovës u ka borxh ish të burgosurve politik dhe ish ushtarëve të UÇK-ës, brenda e jashtë vendit, që të i sistemon si pas meritave për kontributin e tyre dhanë për Republikën së Kosovës !

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk u ka borxh kompensimin e mbajtjes se burgut dhe të qëndrimit në mërgim për ish të burgosur politik e ish luftëtar të UÇK-ës, sepse tera demet e kohës se regjimit jugosllav duhet ti kompenson Beogradi! Por, Qeveria e Republikës së Kosovës u ka borxh ish të burgosurve politik dhe ish ushtarëve të UÇK-ës, brenda e jashtë vendit, që për kontributin e tyre për Republikën së Kosovës të ju ndihmon në zgjedhje e probleme banesore, të punësimit e shkollimit të tyre dhe të familjarëve të tyre e tyre (etj) dhe kohën e mbajtës se burgut, kohën e qëndrimit në mërgim (për të ndjekurit politik) dhe për ushtaret e UÇK-ës të ju numëron dyfish si stazh pensional, sepse ata kanë kontribuar për krijimin Republikës së Kosovës.

Pra, Qeveria e Republikës së Kosovës i ka nda këto mjete për ish te burgosurit politik, jo për te kompensuar ditët e burgut por për te shpërblyer për ditët e burgut, sepse ato janë dite të jetës së tyre të investuar për krijimin e Republikës së Kosovës!

Në emër të ish të burgosurve politik, për parat e tyre personale, nuk mundet të flas as kush përveç vet ata veç e veç dh individualisht! Dhe nëse ata kane vdekur nder kohë, në emër të tyre mund të flasin vetëm trashëgimtaret e tyre. Ato janë para të tyre dhe askush tjetër nuk mundet të vendos në emrin e tyre! Pra, ato para së pari duhet të ju ndahen ish të burgosurve politik ose trashëgimtaret e tyre dhe ata pastaj vet do të vendosin se a do formojnë “…fonde për shkollimin e talentëve të familjeve të varfra…” për shkollimin e fëmijëve të vet apo për shkollimin e fëmijëve të Bangladeshit! Pra, larg duar nga vjedhja e parave nga kuletat e ish të burgosurve politik, sepse në të kundërtën keni me pa vet se llogaria do të ju del e hidhur! Mos harroni se tera gjerat këputen prej se holli, por zullumi i juaj ka me u këput prej se trashi!

Kjo sjellje po na e kujtojnë kohën e Titos dhe të renegatëve të tij shqipfolës, kur burokracia vasale trashej e pasurohej duke e varfëruar popullin e atdheun e vet. Tirania e vasalëve të sotëm të Brukselit dita me dite po identifikohet plotësisht me tiranin djeshme të vasalëve të Beogradit! E habitshme se si viktimat e dikurshme të tiranisë u shndërruan vet në tiranë! Mësuesi im i urtë tha një ditë se “…Tirania është tirani pavarësisht se a flet shqip, serbisht apo brukselisht…”!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …