Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: AAK-ja e përkrahë marrëveshjen sepse i hapë rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet kryeministrin Kurti që ta nënshkruajë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, thotë se marrëveshja i hapë rrugë Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Ai ka kritika për mënyrën sesi është dialoguar në Bruksel. Ne si subjekt politik, kemi bërë një vështrim kritik të gjendjes ku është Kosova sot, por njëkohësisht edhe të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe për Aleancën është tepër me rëndësi që Kosova të ketë një qasje serioze, që Qeveria të reflektojë mbi zhvillimet dhe mbi mbështetjen e madhe që ky dokument ka ardhur nga faktori ndërkombëtar, në krye me Amerikën, dhe se kjo njohje apo më mirë të them kjo marrëveshje, Kosovës i jep një njohje ndërkombëtare, i hap rrugë sigurt drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në organizmat e tjerë ndërkombëtarë; pastaj rrugë drejt po ashtu anëtarësimit në NATO, fillimisht përmes Partneritetit për Paqe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …