Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur për çështjen e mos liberalizimit të vizave. Ai tha se AAK-ja e sheh me shqetësim të madh qasjen injoruese të BE-së ndaj Kosovës dhe trajtimin joserioz të kërkesës tonë të drejtë për lëvizje të lirë. “Kushtet e parapara nga Komisioni Evropian janë përmbushur vite më parë. Si grup parlamentar i kemi dy pyetje për anëtarët e BE-së, a është kjo një politikë sanksionuese që po i bëhet Kosovës apo Kosova është peng i politikës së anëtarëve të unionit evropian. Ai ka shtuar se është shqetësuese mosreagimi i Qeverisë së Kosovës karshi kësaj teme. Mungesa e kundërshtimit nga Qeveria në raport me këtë temë është e habitshme, sa ishin në opozitë gjithmonë kanë kritikuar e sulmuar për këtë temë. Shihet që lobimi rus përmes Beogradit po ka ndikim. Besnik Tahiri ka shtuar se do të iniciojnë një debat parlamentar dhe një rezolutë në mënyrë që këtë çështje ta adresojmë në nivelin më të lartë.