Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur farsë iniciativën e Qeverisë për Ligjin për zgjedhjet, duke thënë se qëllim i saj ishte shantazhimi i opozitës. Duke folur për mundësinë që shumica parlamentare të thërrasë seancë për votimin e Vjosa Osmanit për kryetare, Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në votim e as që do ta bëjë kuorumin. “Sa i përket kandidatit për president, ne e kemi kandidatin tonë dhe ai është Ramush Haradinaj. Ne nuk do të bëjmë kuorum sa i takon zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …