Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti i cili në vitin 2019 pati deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë. Ai ka shkruar se dikur Kurti thoshte se ai kryeministër që i ka pesë këshilltarë është i paaftë, e siç u shpreh ai “Kurti i ka 34 këshilltarë”. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nëpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij. I paska shtuar, jo veç këshilltarë për veti, por edhe në ministri. Natyrisht, krejt këta janë të Vetëvendosjes Kështu është kur krejt partia bartet në qeveri”, ka shkruar, Besnik Tahiri, i cili rekomandon të shikohet videoja e datës 15 shtator 2019 ku flet për këtë temë dhe lexonte Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së kryeministrit dhe ministrive që dje, e cila ka hyrë në fuqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …