leoni

​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: AAK nuk pranon në asnjë formë, Asociacioni me kompetenca ekzekutive në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur lëvizje të pamatur vendosjen e dialogut si prioritet të gjashtë në programin qeverisës nga Kurti, derisa ka shtuar se pa Amerikën nuk ka zgjidhje në këtë proces. “Kryeministri Kurti ka bërë dy lëvizje të pamatshme ka folur për dialogun si një prioritet të gjashtë a shtatë kurse tani dialogu po lenë anash shumë tema. Është një proces shumë konsumues i secilës Qeveri. Ne si parti opozitare jemi shumë serioz edhe pse jemi pakicë, ne kërkojmë llogaridhënie”, tha Tahiri. Ai ka komentuar edhe propozimet e kryeministrit Kurti në Bruksel për të cilat ka thënë se kanë qenë një taktikë katastrofale. Tahiri ka shtuar se AAK-ja nuk pranon në asnjë formë, Asociacioni me kompetenca ekzekutive dhe ka bërë të qartë se pa Amerikën këtë proces dialogu me Serbinë nuk ka zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …