Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka përkujtuar veprimtarin Adem Demaçi në trevjetorin e vdekjes. Tahiri ka theksuar se Adem Demaçi me zërin kumbues zgjoi kombin kundër robërimit. “Tri vite kur kolosi i kombit, Adem Demaçi, i takon përjetësisë. Baca Adem me zërin kumbues zgjoi kombin kundër robërimit, me mendje mprehtësi u bë kambana e rezistencës, me sakrificën udhërrëfyes i shtegtarëve të lirisë. Shumë kombe e popuj jetojnë me ëndrrën t’i kenë prijësit si Baca, neve na mbetet ta ndjekim idealin, jetën dhe veprën e kishte lartësim për popullin dhe atdheun”, ka shkruar Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …