Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se çështja e dialogut tani ka lëvizur nga pika e shtatë në fillim të mandatit të Kurtit, në pikën e parë. “Në seancën e fundit, kryetari Haradinaj ka kërkuar që kryeministri të vij në Kuvend dhe të raportoj për gjendjen aktuale. Për AAK-në, dy çështje janë të rëndësishme, e para angazhimi i Kosovës në marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme për njohje reciproke dhe e dyta, kemi kërkuar që çështja e dialogut të kalojë nën lidershipin amerikan në mënyrë që të kemi marrëveshje që e mbyll çështjen e jo e hap”, ka thënë Tahiri. “Kjo vonesë është e pafalshme dhe si e tillë duhet të trajtohet me urgjencë. Kemi një situatë e cila vazhdon takim pas takimi, pa ndonjë rezultat”. Duke komentuar vizitën e emisarit të SHBA-ve, për dialogun, Gabriel Escobar, Tahiri u shpreh se mesazhi i tij ishte i qartë, se SHBA-të, e mbështesin fuqishëm integrimin euroatlantik të Kosovës, që është vizion i yni strategjik.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …