Besnik Tahiri: Data 9 shkurt e vitit 2025 do të jetë një ditë tmerruese për Vetëvendosjen

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për zgjedhjet  e 9 shkurtit 2025. Sipas tij kjo datë do të jetë një tërmet zgjedhor për partinë në pushtet. Qytetarët do të shprehin pakënaqësitë e tyre në këto zgjedhje, duke parashikuar një rezultat që do të jetë tmerrues për Vetëvendosjen  dhe Kryeministrin, Albin Kurti. “Më 9 shkurt populli do të deklarohet. Njerëzit sot nuk duan të deklarohen, por 9 shkurti do të jetë tërmeti zgjedhor,” ka thënë Tahiri, duke nënvizuar se rezultatet do të shokojnë partinë në pushtet. Qeveria Kurti, do të mbahet mend si një kabinet që nuk ka arritur të bëjë asgjë të rëndësishme gjatë mandatit të saj. Sipas tij, këshilli drejtues i kësaj partie, i mbajtur së fundmi, ishte thjesht një përpjekje për të justifikuar punën e ministrave, ndërsa aktivistët e vërtetë të partisë janë ata që po punojnë në terren.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …