​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Është e nevojshme një analizë më e hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është e nevojshme një analizë më e hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë. Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Tahiri ka thënë se deklarimi online është një hap para në lehtësimin dhe forcimin e mbik[qyrjes ndaj zyrtarëve publikë. “Sot, në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, lidershipi i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit prezantoi raportin vjetor për vitin 2022. Në këtë takim shtrova nevojën për një analizë më të hollësishme në raport me efektet që ka krijuar Ligji për Deklarimin e Pasurisë. Vlerësova se deklarimi online është një hap përpara në lehtësimin dhe forcimin e mbikëqyrjes ndaj zyrtarëve publikë, që janë të obliguar të bëjnë deklarimin në fjalë”, ka thënë Tahiri. Ai ka shtuar se lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shoqëri dhe sistem politik. “Kërkova që të këtë një takim në mes të APK-së dhe Komisionit, në mënyrë që të diskutohet në detaje ecuria e zbatimit të dy ligjeve që afektojnë agjencinë. Lufta kundër korrupsionit është betejë e vazhdueshme në secilën shoqëri dhe sistem politik. Si vend duhet të bëjmë gjithçka që ta mposhtim këtë fenomen”, ka përfunduar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …