leoni

​Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat, kjo është pasojë e logjikës inatçore, jo shtetformuese

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria  e Kosovës po vazhdon të eksperimentojë në rrafshin e brendshëm edhe në atë të jashtëm, duke marrë vendime në dëm të qytetarëve. Ai në një konferencë për medie shtoi se veriu i vendit  është në dorë të askujt dhe se rrezikon të kthehet në një zonë me Rezolutën 1244. Sipas z. Tahiri, kurrë nuk kanë pasur pagë më të dobët në vend edhe pse Qeveria po krenohet se është rritur paga minimale, duke shtuar se ekonomia vazhdon të jetë sektori më i sulmuar dhe se investimet janë zero. Kur foli për refuzimin e pjesëmarrjes në takimin e ftuar nga Edi Rama, nga kreu i Qeverisë Albin Kurti, ai i ka bërë thirrje Qeverisë të ndalojë kolapsin e vendit. Tahiri pohon se është e papranueshme që Kosova të përjashtohet nga të gjitha tryezat dhe se kjo është logjikë inatçore dhe joshtetformuese.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …