leoni

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Është i papranueshëm vendimi i Qeverisë së Kosovës për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se është i papranueshëm dhe skandaloz vendimi i Qeverisë së Kosovës për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve për muajin shtator. Ai ka thënë se me ndalimin e pagave të shtatorit, qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Po ashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve. Po iu  ndalen pagat mësimdhënësve vetëm përse kanë kërkuar një të drejtë minimale është e pafalshme. Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo qeveri! Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …