Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Është turp për Vetëvendosjen të merret me video e filma kur Kosova ndodhet nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj videos së LV-së, e cila sot ka sulmuar opozitën, duke e akuzuar për izolim të vendit për 20 vjet rresht. Ai ka thënë se është turp për LV-në të merret me video e filma kur Kosova ndodhet nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja. Kosova nën sanksionet më të ashpra nga BE-ja, me një gjendje të sigurisë të brishtë me një ekonomi të rrënuar, me një ikje masive të rinisë, me një dëshpërim të skajshëm të punëtorëve në administratë të shtetit, me policë të cilët sot janë më të angazhuarit në mbrojtje, e më pak të privilegjuarit. Në këtë gjendje  tejet të rëndë Vetëvendosja  merret me filma, e me video, duke u munduar të mbulojë dështimin e vet. Me video e mbroni sovranitetin. Të keni turp!”, ka shkruar Besnik Tahiri në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …