Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që të votojë formimin e një Komisioni hetimor, për të hulumtuar disa nga proceset që kanë ndodhur në vend, punësimet në KEK, shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike e të tjera. Iniciuesi është PDK-ja. Unë nuk jam në PDK-ja. Unë jam kryetar i grupit parlamentar të AAK-së dhe si deputet kam nënshkruar një kërkesë të iniciuesit që shpeshherë ka ndodhur që kolegë deputetët të këtij grupi mos ta nënshkruajnë një kërkesë të opozitës që rrjedhimisht nuk janë iniciues”, ka thënë ai. Deputeti i AAK-së, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës që të votojnë këtë komision, nëse duan bashkëpunim afatgjatë me opozitën. Është e domosdoshme që nëse duam të kemi një frymë të një bashkëpunimi afatgjatë për çështje të rëndësishme kërkojmë nga ku që të merrni seriozisht dhe të votoni. Ju themi troç, nuk do të kalojë, nuk do të heshtimin dhe nuk do të pranojmë mos-themelimin e këtij komisioni”, ka thënë, deputeti Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …