Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, ka kërkuar që urgjentisht të vijë për raportim ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që urgjentisht të vijë për raportim ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Ishte vet ministri që pati deklaruar që Ligji i Pagave do të vijë në kuvend në fund të marsit. Tani kur Qeveria e ka kthyer këtë ligj në pikën zero, nuk ka komunikim as kumtesë nga qeveria rreth kësaj çështje me rëndësi jetike për zyrtarët publik”, ka thënë Tahiri. Ai ka theksuar se agjenda legjislative e qeverisë nuk është asgjë më shumë sesa një listë dëshirash për t’i vendosur disa tema, por pa efekte. “Qeveria ka parkuar agjendën legjislative, nuk merret me ligje vitale dhe nuk po merret me të!”, ka thënë mes tjerash, Besnik  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …