Besnik Tahiri konsideron se në formatin aktual dialogu me Serbinë është proces i dështuar

Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe të Serbisë, i cili do të mbahet të martën, në Bruksel për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është i panevojshëm. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri vlerëson se në formatin aktual dialogu me Serbinë është proces i dështuar. Ai në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e Ibër Lepencit, veprimin e FKS-së në veri, si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit 2025. Duke folur për sulmin terrorist të 29 nëntorit në veri të vendit, Tahiri tha se Qeveria ka dështuar të bind aleatët se Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Tahiri u pyet edhe për ndërhyrjen e FSK-së në veri dhe nëse duhet një protokoll i ri bashkëpunimi. Ai tha se ndërtimi i marrëdhënieve me NATO-n, duhet të ndodh shumë më të shpejtë, përmes planit aksional për anëtarësim direkt, të cilën  e parasheh AAK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …