Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë Kosova me urgjencë do të duhej që t’i rrisë pagat për ta evituar ikjen masive të fuqisë punëtore për në shtetet perëndimore. Në një postim të tij Besnik Tahiri ka treguar gjitha vendet e rajonit tanimë kanë filluar diskutimet për rritjen e pagës mesatare, përpos Kosovës. Ai ka ripërsëritur edhe njëherë propozimin e AAK-së që të shqyrtohet rritja e koeficientit në paha në 129 euro në administratë publike dhe të merren masa të shpejta për pagën minimale. “Aktualisht, paga mesatare në rajon është: Kosova 504 euro, apo rritje prej 60 euro; Maqedonia e Veriut, 705 euro apo rritje prej 201 euro; Serbia – 763 euro, apo 226 euro, Mali i Zi – 792 euro apo 66 euro dhe Shqipëria – 900 euro, apo 641 euro, shkruan, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …