Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë së Kosovës për mungesën e efektivitetit në lobim dhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit, pas ngjarjeve në Banjskë më 24 shtator 2023. Duke folur në Kuvend, Tahiri theksoi se Kosova po përballet me një imazh negativ dhe sanksione ndërkombëtare si rezultat i dështimit diplomatik. Ai pyeti qeverinë se çfarë hapash konkretë janë ndërmarrë në lobimin për të mbrojtur interesat e Kosovës pas Banjskës, duke shtuar se “Kosova është bërë një pikë e zezë” në arenën ndërkombëtare për shkak të dështimeve në diplomaci dhe përfaqësim.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …