Besnik Tahiri: Kuvendi i Kosovës po përjeton një puç parlamentar dhe shembje të demokracisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës po përjeton një “puç parlamentar” dhe “shembje të demokracisë”. Sipas Tahirit, partia në pushtet ka organizuar një seancë të jashtëzakonshme pa respektuar procedurat e rregullta parlamentare. “Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa asnjë urgjencë, është puç parlamentar dhe kontrabandim i ligjeve pa konsultime të nevojshme,” ka shkruar. Seanca e jashtëzakonshme, thirrur për orën 20:10 të datës 5 dhjetor 2024, ka si agjendë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Gjykatën Administrative. Ftesat për këtë seancë janë shpërndarë nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por mënyra e organizimit ka ngjallur pakënaqësi të ashpra tek opozita.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …