Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur për situatën në veri të vendit. Ai ka thënë se Lista Serbe, as Aleksander Vuqiçi nuk janë në pozicion të kushtëzojnë Kosovën, sepse ne jemi shtet dhe kemi institucione. Ne i kemi thënë kryeministrit, Kurti mos hy në zgjedhje sepse po hyn në një eksperiment që nuk mund i del në krye dhe ndodhi ajo që e thamë. Ka qenë eksperiment që nuk i ka sjellë asgjë Kosovës, vetëm e ka dëmtuar si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, u shpreh, Besnik Tahiri, duke shtuar se për tema që lidhen me sovranitetin e vendit, duhet të ketë diskutim serioz me subjektet politike dhe me miqtë tanë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
