Besnik Tahiri: Llapi dhe Gollaku përgjithmonë do të mbeten istikamet e para në mbrojtje të atdheut tonë

Besnik Tahiri: Llapi dhe Gollaku përgjithmonë do të mbeten istikamet e para në mbrojtje të atdheut tonë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri i ka marrë pjesë në përkujtimin e dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti.  “Në 22-vjetorin e rënies, tek Kodra e Dëshmorëve në Orllan, përkujtojmë heronjtë e kombit, ushtarët e devotshëm të UÇK-së, Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti. Dëshmorët Samiu dhe Hajdini me bashkë-luftëtarët treguan se Llapi dhe Gollaku përgjithmonë do të mbeten istikamet e para në mbrojtje të atdheut tonë. Lapidari i vendosur, i bënë pararojë vendit ku prehet heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti. Lavdi veprës së të rënëve, i pa harruar kujtimi për sakrificën e tyre!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …