Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për liberalizimin e vizave, të cilin e quajti meritë të qeverisë së tij. Ai ka theksuar se merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet e vendosura nga BE-ja. Kurti po pretendon merita për liberalizim. Madje këtë ia atribuon edhe rolit të ministrisë së punëve të jashtme dhe diasporës. E vërteta është që liberalizimi nuk ka asgjë të bëjë me këtë qeveri. Merita e vetme e kësaj qeverie janë sanksionet, të cilat për fatin e mirë të qytetarëve të vendit, ndonëse i përfolën, nuk i përfshinë në pako të sanksioneve mbajtjen e vizave si ndëshkim. Në fakt kjo qeveri ka merita, i kanë të gjitha meritat për sanksionet në fuqi, ka shkruar Besnik Tahiri në një postim të tij.
