Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropë, ku është diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi. Ai   ka thënë se është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik. “Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Për momentin është duke u diskutuar raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi. Është konkluzion i përbashkët që këto zgjedhje nuk kanë qenë të lira dhe që demokracia atje është në rrezik”, ka shkruar Tahiri. Gjatë këtyre ditëve, Kosova do të ketë disa takime, do të bëjmë gjithçka që është e mundur, që të përçojmë mesazh unifikues dhe të argumentuar, që Kosova e meriton anëtarësimin. Këto ditë do të jenë të rëndësishme dhe do të angazhohemi më shumë që të përçojmë këtë mesazh”, ka shkruar Tahiri. Faza e re e tregut të përbashkët rajonal do të miratohet nga liderët ballkanik në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …