Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në sesionin vjeshtor të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku theksoi rëndësinë e luftës kundër propagandës dhe dezinformimit rus. Duke iu referuar sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator, ai tha se, përveç sulmeve të drejtpërdrejta nga fqinjët, Kosova po përballet edhe me një sulm tjetër të sponsorizuar nga Rusia, përmes propagandës dhe lajmeve të rreme. “Të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rrezikun që paraqet propaganda dhe për ndikimin që ajo ka në lirinë e fjalës dhe mediat në Evropë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor,” tha Tahiri. “Luftimi i propagandës ruse është një detyrë dhe përgjegjësi për të gjithë ne,” përfundoi ai, duke bërë thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian në këtë drejtim.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …