Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Ligji i Pagave duhet të shqyrtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai foli edhe për çështjen e tarifave të rrymës, duke thënë se kërkesa e opozites ndaj vendimit të ZRRE-së ishte e drejtë. Vendimet antikushtetuese dhe antiligjore, të cilat Qeveria i mori dhe nuk dëgjoi as debatin parlamentar, as kërkesat e opozitës… Vendimi i fundit tregon që kërkesa jonë ndaj ZRRE-së për mos rritje të çmimit të rrymës është e drejtë. Keni ndarë 100 milionë euro që mund të shkonin në investime kapitale. Mbi këtë bazë dëmi është edhe më i madh. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të tarifave te qytetarët?” pyeti Besnik Tahiri, dhe saktësoi se Ligji i pagave nuk po sillet në Kuvend, ndërsa nesër do të ketë protesta.
