Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se aktualisht, opozita i ka 49 nënshkrime për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti. Për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës duhen së paku 61 vota. Tahiri ka thënë se 49 nënshkrimet janë pa i llogaritur deputetët e Listës Serbe, pasi sipas tij, partia nga vjen ai nuk do që Qeveria e Kosovës të rrëzohet me votat e partisë më të madhe serbe në vend. “Si AAK, ne kemi menduar se mocioni është një zgjidhje e mirë, dhe po të kishim pasur 62 nënshkrime, por mendoj që sot derisa po flasim ne, janë 49 nënshkrime, duhen vetëm edhe 12 nënshkrime pa Listën Serbe. Ne kemi qëndrim që nuk duam ta rrëzojmë në asnjë moment qeverinë me Listën Serbe”, tha Tahiri. Tutje, ai theksoi se pret që të ketë bashkërendim të partive opozitare në vend në raport me tema, por jo për ta kthyer ish-koalicionin PAN.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …