Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë. Ai kërkoi që sa më shpejt të diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazit amerikan. Qeveria para se me fol për prezencën ushtarake amerikane, është mirë ta trajtojë sërish çështjen e gazit Fatkeqësisht edhe kjo mbledhje e kryesisë dështoj, ku ne agjendë kemi pasur 16 pika për të diskutuar e disa pika tjera në parim që ne plotin bëjnë 21 pika. Po vijmë në Kuvend që tash e sa muaj është jo-funksional. Për neve është me rëndësi që dy debatet që i kemi thirrur për ngritjen e çmimeve dhe çështja e projektit të gazit”, tha Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …