Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se për buxhetin e vendit  nuk kanë qenë kurrë pagat në sektorin publik. Sipas tij, “pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë”. Po ashtu, Besnik Tahiri ka reaguar për marrëveshjet ndërkombëtare pa konsesus politik, të cilat po sillen në kuvend. Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz i botës, është shprehur, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …